Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka vizituar Fabrikën e tubave të Mabetex “IMK” në Ferizaj.
Kjo fabrikë e cila përdorë teknologji moderne, posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë dhe në stafin e saj numëron qindra punëtorë.
Hoti theksoi se menjëherë pas ardhjes në qeveri, do të krijohen pako fiskale për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, në mënyrë që fabrika të tilla të ndërtohen kudo nëpër Kosovë.
Ai theksoi se qeverisja e ardhshme e Kosovës do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve te reja te punës.