Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se procesi i dialogut do të shkojë përpara vetëm duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.
“Kemi diskutuar në këtë kuvend disa herë dhe do ta përsëris 100 herë sa herë të flasim për dialogun që këtë proces do të shkojë përpara vetëm sipas Kushtetutës”.
“Nuk do të shkojmë me dhjetë burra në Bruksel dhe as nuk do të bëjmë ligje antikushtetuese”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.
“Mësohuni me këtë qasje dhe nuk ka tjetër. Kemi 100 ditë, nëse na fajësoni pse rruga për Mitrovicë nuk po ecë përpara nuk besoj se është korrekte, si dhe rruga për Pejë. Pritni vitin tjetër. Do të duhej ta pranonim fajin nëse nuk do t’i çojmë këto projekte përpara. Janë vetëm 100 ditët e para”.
Hoti ka ftuar opozitën që në përgatitjen e Projektbuxhetit për Rimëkëmbje Ekonomike të përfshihen edhe pikat që ata mund t’i propozojnë.
“Besoj se kjo çështje do të mbyllet të hënën”.