Hoti thotë se s’ishte i njoftuar për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se s’ka qenë në dijeni për emërimin e Konsullit të  Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë.

Ai ka thënë se emërimi nuk është bërë në koordinim më të.

Për emërimin e Konsullit të  Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediet. Ky emërim nuk është koordinuar me mua.

Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme