Ekonomia Online
FUNDIT

Hoti tregon se vaksinat vijnë në shkurt, “pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”

Hoti tregon se vaksinat vijnë në shkurt, “pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tregon se kanë siguruar 40 milionë euro për vaksinat të cilat do të vijnë në shkurt, derisa thotë se numri i porositur i tyre është 1.85 milionë doza. “Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”, e ka mbyllur ai postimin në Facebook, duke iu dërguar një porosi rivalëve në fushatë […]

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, tregon se kanë siguruar 40 milionë euro për vaksinat të cilat do të vijnë në shkurt, derisa thotë se numri i porositur i tyre është 1.85 milionë doza.

“Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”, e ka mbyllur ai postimin në Facebook, duke iu dërguar një porosi rivalëve në fushatë zgjedhore.

Postimi i plotë i tij:

Shifra dhe fakte:
■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.
■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.

Të ngjashme