Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti , ka pritur në takim përfaqësues të prodhueseve të qumështit. Ai ka thënë se ky sektor është rënduar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, raporton Ekonomia Online.
Hoti në një konferencë për media ka thënë se në tregu i Kosovës, është i ngopur më qumësht, gje e cila ka vështiruar gjendjen e këtij sektori.
Kryeministri ka thënë se janë duke punuar që kjo situatë të normalizohet.
“Ka dy javë që prodhuesit e qumështit kanë vështirësi në pasimin e qumështit të tyre dhe gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë për të marr veprimet ligjore dhe për të përmirësuar sektorin e qumështit. Për shkaka se situatës nga pandemia ka ngopje të tregut me qumësht dhe ata e kanë të pamundur ta shesin. AVUK është duke punuar duke marr mostra në teren që produktet që shiten e kanë përmbajtjen bazike të etiketë”, tha Hoti.
Kryeministri premtoi se do të ketë dyfishim të subvencioneve në bujqësi”, tha Hoti.