Hoti uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar besimtarët e besimit ortodoks për Krishtlindje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se festa e Krishtlindjes kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndër njerëzore.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit ortodoks, i nderuar Peshkop Teodosije, të gjithë ju besimtarë që sonte kremtoni Krishtlindjen, ushtarë të KFOR-it, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare që veproni dhe jetoni në Kosovë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj feste. Prandaj në këtë ditë të mendojmë më shumë për ata që janë në vështirësi, t’iu shtrijmë dorën për t’iu dhënë shpresë e besim”, ka shkruar ai.

Të ngjashme