Hoti: Viti 2020, ndër vitet më të mira të prodhimit për Trepçën

Mitrovicë | 26 Jan 2021 | 16:03 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti, së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe të Ambientit, Muharrem Nitaj, kanë takuar menaxhmentin e Trepçës, me ç’rast u vlerësua se viti 2020 ka qenë ndër vitet më të mira të prodhimit për këtë ndërmarrje, por situata vazhdon të jetë e vështirë, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka përgëzuar bordin e Trepçës për stabilizimin e gjendjes, duke shtuar se pret që situata do të përmirësohet edhe më tej sipas biznes-planit që kanë përgatitur.

“Përgëzoj bordin për stabilizimin e gjendjes. Viti 2020 ka qenë ndër vitet më të mira të prodhimit sa i përket Trpeçës. Një plan-biznesi 3 vjeçar është dorëzu nga bordi në ministrinë e ekonomisë, do ta shikojmë punën e kësaj ndërmarrje bashkë me ministrinë”, shtoi ai.

Ndërsa, ministri Nitaj tha se Trepça nuk është në ditët e saja më të mira, por beson që për tre muaj do të rimëkëmbet.

“Trepça nuk është në ditët e saj më të mirë, por për tre muaj do të vendoset në këmbë e saj dhe të hiqet si barrë e ministrisë”, tha tutje ai.

Kryesuesi i Bordit te Trepçës, Sylejman Hyseni, tha edhe pse kanë pasur rritje të prodhimit, situata vazhdon të jetë e vështirë.

“Kjo situatë që jemi tani edhe pse kemi mbërritur me pasë prodhim më shumë, prapë kemi vështirësi”, tha Hyseni.

https://vimeo.com/504795448

Të ngjashme