Hoti zotohet se Qeveria do t’i mbështesë personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 12:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, janë nënshkruar në Panon për Gjithëpërfshirje, e cila iu dedikohet personave me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Hoti është zotuar se Qeveria do t’i dalë në ndihmë kësaj kategorie.

“Humanizimin në shoqëri e tregon përmes kujdesit të kësaj kategorie. Janë bërë veprime konkrete, por sigurisht që e pranon që nuk është bërë mjaftueshëm”, tha ai.

“Besoj që e kemi kompletuar bazën shoqërore për këtë kategori, duke ju siguruar qasje të papenguar të gjitha institucionet”.

Ndërsa drejtori i shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi, ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë, meqenëse nuk janë përfshirë në pakon e dytë për rimëkëmbje ekonomike.

Të ngjashme