Ambasador amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar homologen e saj izraelite Tamar Ziv raporton Gazeta Express.
Hovenier është shprehur i lumtur që Kosova e Izraeli si dy partnerë të ngushtë të SHBA-së do të përfitojnë nga bashkëpunimi bilateral mes vete.
“I gëzuar për takimin me Tamar Ziv, ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë. I ngazëllyer për të parë se si Izraeli dhe Kosova, të dy partnerë të ngushtë të SHBA-së me fuqi punëtore të re, të ndryshme dhe me me edukim të lartë, do të përfitojnë më tej nga kjo marrëdhënie e re, me zhvillim të shpejtë dhe strategjike”, ka shkruar Hovenier.
Tamar Ziv është ambasadorja e parë e Izraelit në Prishtinë që kur dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike vitin e kaluar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i lindjes së mesme.
Ambasadorja Ziv sot ka dorëzuar letrat e saj kredenciale te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1511699010213584905?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1511699010213584905%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fhovenier-e-takon-ambasadoren-ziv-e-quan-strategjik-raportin-kosove-izrael%2F