Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka reaguar në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Përmes një postimi të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë, Hovenier ka theksuar se 24 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatin e tyre, NATO, kanë vepruar për t’i mbrojtur civilët e pambrojtur.
“Askush mos ta harrojë apo ta mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerash, ShBA, së bashku me aleatët e NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë të jetuarit në liri dhe siguri”, është shprehur Hovenier.