Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka mbajtur një fjalim në përkujtim të 25-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi ish-Jugosllavi. Në këtë fjalim, Hovenier ka dërguar mesahze të qarta politike. Mesazhi i parë ishte për Kosovën. Më saktë, Hovenier vlerësoi se kërkon nga Qeveria e Kosovës që të punojë në partneritet me ShBA-në.
Tutje, Hovenier vlerësoi se s’ka rrugë tjetër përveç zbatimin të plotë të marrëveshjeve.
“Nuk ka rrugë tjetër dhe posaçërisht zbatimi në mirëbesim dhe i plotë i të gjitha zotimeve që janë bërë nga Kosova në dialog, kjo nuk është e negociueshme. Nga kjo Qeveri e Kosovës, ashtu sikurse edhe nga qeveritë paraprake, presim që të punojë në partneritet me ne, derisa vazhdojnë përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë prosperuese, multientike dhe të sigurt në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Hovenier, transmeton REL.
Tutje, ambasadori amerikan foli edhe për anëtarësimin në NATO. Sipas Hovenierit, rruga drejt zgjerimti të NATO-së kalon përmes bidnjes së aleatëve “mbi atë se çfarë ju i sillni Aleancës”. Në këtë kontekst, Hovenier shtroi edhe disa pyetje retorike, por me mesazh të qartë.
“Rruga drejt zgjerimit të NATO’s nuk është që të jeni bindës ose që të kërkojmë se çfarë të bëjë për ju, rruga drejt zgjerimit të NATO-s është që të binden aleatët mbi atë se çfarë ju i sillni Aleancës. Askush nuk i bashkohet NATO-s për shkak të beneficioneve, i bashkohesh NATO-s sepse ke bërë reformat e domosdoshme dhe ke vendosur politikat e duhura në dy sfera, atë ushtarake dhe politike. A jeni duke vepruar si aleatë, a kemi vlera të përbashkëta a mund të kemi besimin tek ju si aleatë. A jemi të gatshëm të themi që burrat e gratë e reja nga Varshava ose Iowa ose Nju Jorku, ose Roterdami janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për t’ju mbrojtur juve. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme që qeveritë i trajtojnë”, ka thënë Hovenier.
Sjellim ndër mend që ditë më parë ambasadori Hovenier ishte i drejtpërdrejtë në lidhje me kërcënimin e Aleksandar Vuçiqit, presidenti i Serbisë. Ai deklaroi se qytetarët nuk duhet ta humbin gjumin, për shkak se aleanca më e madhe e botës është në Kosovë.
“Lidhur me pyetjen për kërcënimet, mund ta them vetëm këtë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë këtu në përgjigje të çfarëdo kërcënimi dhe kjo është çështje e kryer… Ne nuk po e humim gjumin gjatë NATO-së për këto kërcënime sepse besojmë që NATO është mjaftueshëm e përgatitur dhe besojmë se edhe populli i Kosovës duhet të fle rehat sepse aleanca më e suksesshme ushtarakë në histori, është e pranishme këtu”, tha ambasadori Hovenier.