Hovenier shprehet i shqetësuar për ndalimin e Jankoviqit nga autoritetet serbe

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 13:25 | Nga Flutura Sogonjeva

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e shqetësuar për atë se çfarë ka ndodhur dje në kufirin serb, veçanërisht për ndalimin e Jankoviqit nga autoritetet serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se ShBA-ja pajtohet plotësisht me qëndrimin e BE-së dhe pret zbatimin e plotë të të gjitha zotimeve të arritura përmes dialogut nga Serbia dhe Kosova.

“Sapo e përfundova një prej takimeve të rregullta me presidenten Osmani dhe si shpesh diskutuam për organizimin e suksesshëm të Forumit për Gratë dhe Paqen të cilën e udhëhoqi ajo. Folëm për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, incidentet e djeshme dhe për Jankoviqin i cili është i njohur për ne për shumë vite. Jam i shqetësuar për këtë çështje sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës pavarësisht etnisë. Andaj rolin e tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq… Stano ishte mjaft i qartë dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë Hovenier.

Të ngjashme