Hovenieri pret ndihmës sekretarin amerikan, e quan vendimtare mbështetjen e byrosë së tij

Prishtinë | 20 Mar 2024 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, Todd Robinson e ka vizituar sot Kosovën.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e policisë, Gazmend Hoxhën, ai u takua edhe me ambasadorin amerikan në vend, Jeffrey Hovenier.

“M’u bë qejfi që mirëprita ndihmëssekretarin Todd Robinson në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Partneriteti dhe Mbështetja e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit  janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë”.

Të ngjashme