Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Integrimit Evropian, gjatë pjesëmarrjes në dy takime elektorale në Prishtinë, me kandidatët tjerë të listës së PDK-së, ka bërë paraqitjen e prioriteteve të saj, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave.
Hoxha, ka theksuar po ashtu se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim”.
Postimi i plotë:
Në “Bregun e diellit”, me aktivistët e PDK-së dhe qytetarët diskutuam për të ardhmen, me prioritetet tona, kundër korrupsionit dhe fuqizimin e grave. Gratë dhe rinia me gjasa të barabarta, do të jetë vlerë e re, mundësi e re e shtetit tonë. Ndërtojmë të ardhmen, Për Ty dhe Shtetin!
Ndërsa pas takimit me elektoratin dhe qytetarët e Veternikut, zonja Hoxha ka theksuar se “gjasat dhe mundësitë e barabarta, kanë prioritet gratë dhe rininë tonë të mrekullueshme, andaj, përkushtimi ynë, pas fitores më 6 Tetor, do të jetë prioritet në zbatim.