Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, thotë se është në interes të të gjithëve arritja e një koncensusi që të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.
“Shtetësia e Kosovës forcohet me ratifikimin e demarkacionit”, ka deklaruar Hoxha në emisioni “Euro Tribuna”.
Sipas saj, duhet të ketë presion edhe nga qytetarët që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i vizave.
“Nuk ka ditë që nuk pranoj kërkesa nga qytetarët, për liberalizim, qoftë për humanitet e shumçka tjetër”, shtoi ajo.
Hoxha theksoi se demarkacioni të kalojë gjithsesi në 3-mujorin e parë të vitit 2018, nëse duam që liberalizimi të ndodhë gjatë këtij viti.