Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka njoftuar se ka takuar të rinjtë e degës së Rinisë Demokratike në Lipjan.
Hoxha zhvilloi takimin së bashku me udhëheqësit e degës së PDK-së në këtë komunë dhe deputetin Elmi Reçica, të cili e ka quajtur inkurajues.
“Vendi ynë, ka hyrë në Dekadën e Re, me besim, zhvillim dhe integrim. Proceset nëpër të cilat po kalojmë, janë siguri për të ardhmen e të rinjve tanë, brenda vlerave të Bashkimit Evropian.
Liberalizimi i vizave, është proces që duhet të ngjaj shpejt sepse i kemi plotësuar të gjitha kushtet e parapara dhe kështu, të rinjtë tanë, do të kenë qasjen dhe mundësitë e barabarta me moshatarët e vet”, ka shkruar ajo në Facebook.