Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Sejdi Hoxha ka takuar ish-gjeneralin Jahir Demakun. Hoxhaj ka shkruar se Demaku nuk ka kursyer asgjë për lirinë e vendit së bashku me familjen e tij.
Familja Demaku dha shumë për lirinë dhe pavarsinë e vendit si ushtar, komandant dhe dëshmor, ka shkruar Hoxha.
Postimi I plotë:
“Një takim i ngrohët me Jahir Demakun, njeriun që nuk ka kursyer asgjë për lirinë e vendit se bashku me familjën e tij. Historia do të na tregoi për Jahirin dhe për vëllezërit e tij për kontributin e pa rezervë për vendin. Familja Demaku dha shumë për lirinë dhe pavarsinë e vendit si ushtar, komandant dhe dëshmor. Jahir Demaku me familje me të drejtë mbetët njëra ndër familjet si simbol i rezistencës dhe qëndresës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim”.
Sejdi Hoxha