Hoxha fton qytetarët t’i mësojnë rregullat e lëvizjes së lirë

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 14:52 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, dhurata Hoxha, ka theksuar se “jemi të përkushtuar ta informojmë secilin qytetarë për lëvizjen e lirë, të drejtat dhe obligimet por edhe rreziqet nga mosrespektimi i këtyre rregullave”, duke shpërndarë edhe dy fletëpalosje për rregullat e lëvizjes së lirë.

Postimi i ministres Hoxha në rrjetin social Facebook:

Respektimi i rregullave, është parim thelbësor në zonën Shengen.

Ne jemi gati të jemi pjesë e vlerave integruese evropiane, të lëvizim të lirë në zonën Shengen, duke respektuar të gjitha rregullat.

Ne jemi të përkushtuar ta informojmë secilin qytetarë për lëvizjen e lirë, të drejtat dhe obligimet por edhe rreziqet nga mosrespektimi i këtyre rregullave.

Andaj, t’i mësojmë dhe t’i respektojmë rregullat për lëvizjen e lirë!

Ju ftoj që këtë fletëpalosje, ta shpërndani edhe për miqtë Tuaj. Faleminderit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme