Kandidati për deputet, Sejdi Hoxha, tha se Imazhi i një fitorje të madhe të PDK-së shihet edhe në nëndegët e Vuçakut dhe Negrocit.
“Në nëndegët tona, Vuçak dhe Negroc patëm një takim shumë të ngohët dhe tejet pozitiv në frymën e ngritjës se mëtejme të PDK-së nga banoret e këtyre dy fshatrave”, tha Hoxha.
Ai tha se në këtë vizitë kanë diskutuar për platformën e rimëkëmbjes në zhvillimin e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.
“Se bashku do të jemi më të fortë se kurrë”, shtoi ai.
Sejdi Hoxha në këto zgjedhje do të kandidojë me numrin 35.