Hoxha: Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 16:38 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha mbajti konferencë për media lidhur me Raportin e Progrësit për vitin 2018.

Hoxha tha se në këtë raport jo veç Kosovës i është kërkuar të vazhdojë me reforma në drejtësi, duke theksuar se edhe vendeve fqinje i është kërkuar e njëjta, raporton Ekonomia Online.

“Raportin duhet ta shohim edhe nga aspekti krahasimor edhe vendeve të tjera ju është kërkuar të vazhdojnë reforma në drejtësi sikurse edhe Kosovës. Përshëndes hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kjo është shtytje edhe për Kosovën drejt asaj rruge”.

Ajo ka theksuar se ky raport veçon progresin në shumë fusha si në organizimin e zgjedhjeve të vitit 2017, ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, në sistemin gjyqësor e në administratë publike.

“Komisioni Evropian (KE) vlerëson se Kosova ka bërë progres në shumë fusha. Progres konsiderohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, dhe zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të organizuara mirë, përfshin progresin edhe në sistemin gjyqësor dhe administratën publike”.

“Një ndër pikat e rëndësishme është njohja e progresit në luftën kundër korrupsionit.  Është theksuar se ka progres në konfiskimin e aseteve, kjo këtu është e rëndësishme edhe për liberalizimin e vizave”.

Sipas ministres Hoxha, raporti ka vlerësuar se Kosova ka shënuar progres në fushën e ekonomisë, në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

“Nga sfidat që kanë përmendur në këtë raport dhe ku instituconet fuqizimin e zbatimit të ligjeve, avancimin e politikave të punësimit dhe arsimit, në raport thuhet se vëmendje t’i kushtohet edhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shtoi Hoxha.

 

Të ngjashme