Me ftesë të z. Daniel Server, ekspert amerikan për Ballkanin, Ministrja Hoxha mori pjesë në një diskutim në Qendrën për Marrëdhënie Trans-Atlantike, pjesë e Universitetit “Johns Hopkins”, ku diskutoi për rrugën evropiane të Kosovës, si pjesë e Strategjisë për Zgjerim.
Me këtë rast, ministrja Hoxha, përsëriti qëndrimin e saj se rruga e Kosovës drejt BE nuk ka dilema por është mjaft e qartë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë punë të mirë në përmbushjen e kritereve që kërkohen, sidomos përmes reformave në shumë sektorë.
Ministrja Hoxha theksoi se publikimi i Strategjisë së BE-së për zgjerim, ka shënuar një hap të ri në rrugën integruese të Kosovës dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara që të shfrytëzojnë këtë momentum dhe të përshpejtojnë rrugën drejt integrimit.
Ministrja, po ashtu, theksoi rëndësinë dhe pritshmëritë që kanë për procesin e liberalizimit të vizave, hap i cili do t’i afrojë më shumë qytetarët e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin kryesisht diplomatë, ekspertë e njohës të çështjeve të Ballkanit të cilët parashtruan pyetje për Ministren Hoxha rreth procesit të integrimit të Kosovës dhe punës së institucioneve në këtë drejtim