Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, njëherësh kandidate për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e fshatit Prugovc të Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.
Hoxha aty tha se fuqizimi i gruas është ndër prioritetet e saj dhe se me fitoren e PDK-së, ky fakt do të bëhet realitet.
“Fuqizimi i gruas, gjasat dhe mundësitë e barabarta janë parakushti themelor për shtetin që duam. Pas 6 tetorit dhe fitores së PDK-së, gjithçka do të jetë ndryshe në vendin tonë, sepse ne e mbajmë fjalën, u tha në takimin me gratë e vajzat e Prugovcit.
#PDK112
#KadriVeseli1
#DhurataHoxha27
#NdërtojmëtëArdhmen
#PërTydheShtetin
#DekadaeRe