Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.
Hoxha, në takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, ka theksuar se mirëpresim vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit, me afate dhe detyra që precizojnë rrugën tonë.
“Institucionet dhe qytetarët mirëpresin vlerësimin objektiv të angazhimit tonë në procesin integrues, tash në Shkurt, duke u bërë pjesë e vlerësimit të planit për zgjerim të BE-së me vendet e rajonit tonë, duke saktësuar afatet dhe detyrat që precizojnë rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës. Ne kemi edhe vullnet, edhe durim që të gjitha obligimet tona t’i përmbushim”, theksoi Hoxha, duke shtuar se zbatimi i MSA-së, mbetet prioritet i vazhdueshëm.
Ndërsa, Ambasadori, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se e ardhmja e rajonit është brenda integrimeve evropiane, duke qenë me të drejta dhe obligime të njëjta dhe vlerave euro-atlantike.
Kosova ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me sfida, sigurisht, demarkacioni është çështje kyçe e këtij procesi. Luftimi i korrupsionit, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, janë disa nga prioritetet të cilat duhet të trajtohen dhe të evidentohen me rezultate të dukshme, theksoi Ambasadori Italian Sardi, duke ofruar mbështetje në këtë proces.