Me rastin e promovimit të kandidateve për Kuvendin e Mitrovicës dhe prezantimit të platformës qeverisëse, të Valdete Idrizit, morën pjesë personalitete të PDK-së, si Memli Krasniqi, Dhurata Hoxha etj.
Lidhur me këtë ngjarje, Ministrja Dhurata Hoxha ka theksuar rëndësinë e kandidatës për kryetare, e cila moti me reputacionin e saj, ka tejkaluar kufijtë nacional.
Ministrja Hoxha ka theksuar se është krenare me udhëheqsen e ardhme të Mitrovicës, Valdete Idrizi.
“Në Mitrovicën time, buzë Ibrit, me vrullin që krijon optimizmi fitimtar, mora pjesë në promovimin e kandidateve për Kuvendin komunal dhe shpalosjen e platformës qeverisëse të znj. Valdete Idrizi”, ka shkruar Hoxha, në faqen e saj në Facebook.
“Komunës do t’i prijë, Heroina e ditëve tona, Valdete Idrizi, e cila moti ka tejkaluar kufijtë e reputacionit nacional. Programi i saj është vizion i ndryshimit për Mitrovicën, ato që i duhen qytetarit”.
Hoxha është shprehur krenare me kandidatet për Kuvendin e Mitrovicës dhe Valdete Idrizin.