Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Migrim, mori pjesë në mbledhjen e 2-të, të Komitetit Drejtues Rajonal në kuadër të projektit IPA II, Programi shumë-nacional i Bashkimit Evropian, “Përkrahja Regjionale për Mbrojtjen-Menaxhimin e Migracionit Sensitiv në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.
Zëvendësministri Hoxha, prezantoi të arriturat e MPB-së në menaxhimin e çështjeve migratore si dhe vlerësoi rolin e projektit të Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Migracionit Sensitiv në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Me qëllim të mbikëqyrjes dhe koordinimit më të mirë të zbatimit të planit të këtij projekti, Kosova ka themeluar Komitetin Nacional Drejtues të cilin e kryeson zëvendësministri Hoxha, në të cilin janë të përfshira të gjitha institucionet relevante shtetërore përgjegjëse për menaxhimin e migrimit si dhe organizatat ndërkombëtare.
Ky projekt ka për qëllim të ofrojë qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë regjionale për sistemet efektive të menaxhimit të migracionit, si pjesë e procesit të hyrjes, duke paraqitur në mënyrë horizontale standardet e BE dhe praktikat e mira në mbrojtjen-menaxhimin e migracionit sensitiv në të gjitha shtetet përfituese, të cilat janë në pajtueshmëri në aspektin regjional midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe me praktikat e vendeve anëtare të BE.
Aktivitetet do të zbatohen nga FRONTEX, IOM, EASO dhe UNHCR në frymën e partneritetit të përbashkët dhe do të plotësojë përpjekjet kombëtare në fushat e identifikuara si më urgjente për tu trajtuar.