Për dy vjet 70 mijë qytetarë braktisën Kosovën

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 15:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vetëm gjatë viteve 2014-2015 rreth 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë emigruar. Mirëpo pavarësisht kësaj asnjëri nga ta nuk mund ta marrë statusin e azilantit.

Kështu tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në ligjëratën me temë “Migrimi i parregullt”, ku i ftuar që të fliste për këtë temë ishte edhe ish – ambasadori i Holandës Robert Bosch, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri Hoxha ka thënë se në bazë të statistikave të fundit të organizatave botërore në fushën e migrimit çdo i 33-ti qytetarë i botës është emigrant.

“Nga 70 mijë qytetarë të cilët kanë emigruar në vitet 2014-2015 asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga statusi i azilantit. Pse, sepse Kosova tashmë duke ndërtuar ekonominë e vet dhe duke bërë përpjekje të sinqerta gjithmonë me partnerët tonë ndërkombëtarë ka arritur që të fitojë statusin e vendit të sigurt. Pra, ky mesazh duhet të bartet nga ju”, ka thënë ai.

Ndërsa ish ambasadori Bosch, ka thënë se shtetet evropiane janë mbingarkuar nga refugjatët e vendeve të shumta që gjenden në konflikt, prandaj, emigrantët kosovarë nuk janë prioritet pasi që Kosova konsiderohet si vend i sigurt.

Të ngjashme