Pavarësisht ndalesës, në Itali zbarkojnë anije të tjera emigrantësh

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Një anije e shpëtimit në të cilën ishin 41 emigrantë ka zbarkuar në portin italian pavarësisht ndalesës që është vënë javë më parë.

Kapiteni i kësaj anije që quhet “Alex” ka vendosur të ndalet pasi ka thënë që higjiena nuk është në masë të duhur.

Emigrantët sipas BBC, thuhet se janë akoma në anije brenda dhe nuk janë duke dalë jashtë dhe duke zbrit në port.

Kjo pasi ata nuk lejohen për shkak të vendimit të ministrit të brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, i cili ka thënë që të bllokohen të gjitha anijet e shpëtimit.

Një javë më parë një anije e tillë ka qëndruar dy javë e bllokuar në bord sipasojë e këtij vendimi.

Vitin e kaluar, Salvini i ka mbyllur për emigrantë dhe ka vendosur gjoba për këdo që lundron në ujërat e saj pa leje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme