Hoxha dhe Neumann diskutojnë për ekstremizmin e dhunshëm

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 16:11 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim, përfaqësuesin special të zyrës së kryesuesit të radhës së OSBE-së, profesorin Peter Neumann, i shoqëruar nga ambasadori austriak Gernot Pfandler dhe ambasadori i OSBE-së Jan Braathu.

Në këtë takim zëvendësministri Hoxha i njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, veçanërisht për angazhimin e institucioneve të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Në këtë takim u theksua se edhe në bazë të vlerësimeve ndërkombëtare, Republika e Kosovës është një prej vendeve të rajonit që ka bërë më së shumti në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe se tani e tutje përveç masave në parandalim, institucionet e Kosovës po përqendrohen edhe në rehabilitimin dhe ri-integrimin e luftëtarëve të kthyer.

Ambasadori i OSBE-së theksoi se ky mision do të vazhdojë me projekte konkrete në fuqizimin e institucioneve sa i përket parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, sidomos në ri-integrimin e luftëtarëve të kthyer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme