Ministria e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka premtuar se të gjitha marrëveshjet e reja të IPA-së që do të bëhen në Bashkimin Evropian, do të përmendet fjala Republikë e Kosovës.
Ky reagim i saj ka ardhur pasi që marrëveshja e ratifikuar këtë të mërkurë në kuvend për fonde të IPA-së, nuk përmendet fjala Republikë.
Përpos kësaj, Hoxha shtoi se kjo gjë është e mundur sipas saj, bashkimi i partive politike, kur është në pyetje interesi nacional i Kosovës, raporton EkonomiaOnline.
Këtë, Ministria e Integrimeve Evropiane, e ka lidhur me rezultatin e votimit të IPA-së në parlament, marrëveshje kjo e cila u votua me një shumicë të madhe të votave, nga 96 deputetë.
“Është fat i mirë që kjo marrëveshje ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. 45 milionë euro janë që do të përfitojnë vet qytetarët dhe të tjerat në sfera të ndryshme. Është sukses i madh kështu duke falënderuar deputetët e Kuvendit. Investime do të ketë edhe në sferën e arsimit. Po ashtu koordinimi i donacioneve do të jetë proporcional”, ka theksuar Hoxha.