Në fund të diskutimeve lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ministrja e Integrimit Evropian iu përgjigj shqetësimeve të deputetëve.
“Masat e parapara nuk janë ato që zbatohen për një ditë, për një javë, por janë procese. Aktualisht kemi në Kuvend Projektkodin penal, Projektligjin për mbrojtjen e informatorëve, Projektligjin për konfiskimin e përfituar me vepër penale, Projektligjin për institucionet mikrofinancare, të cilat janë kërkesa që dalin nga ERA. Këto projektligje që dalin nga ERA presin ende në Kuvend për të kaluar hapat e nevojshëm dhe për t’u miratuar. Miratimi më i shpejtë i tyre do të përmirësonte dukshëm zbatimin e gjithëmbarshëm të ERA-s por edhe MSA-së. Këtu është edhe roli i deputetëve përfshirë edhe deputetët e opozitës, nuk mjafton vetëm të themi se nuk ka progres por duhet të fokusohemi në faktin se kush mund të bëjë me shumë për të arritur progresin e nevojshëm”.
Hoxha iu drejtua deputetëve të LDK-së duke ua bërë të ditur se gjatë vitit 2016, zbaitimi i MSA-së ishte 55,45%, ndërsa këtë vit, vetëm në TM e parë, MSA-ja është zbatuar 53,85%.
“Do doja të ju rikujtoj kolegëve nga LDK se zbatimi i MSA-së gjatë vitit 2016 ka qenë 55,46% në tërësi ndërsa tani në vitin 2018 vetëm në TM e parë kemi zbatim 53,85%. Nuk e them këtë vetëm sa për të replikuar dhe nuk mendoj se zbatimi i MSA-së duhet të jetë garë në mes partive, e them këtë vetëm për të treguar se nuk mund të mohohet progresi dhe progresi është rezultat i punës së të gjithëve, por nuk është në rregull të mohohet progresi që kemi krahasuar me vitin 2016. Nuk jam dakord se kemi bërë vetëm reforma sipërfaqësore përkundrazi jemi duke marrë reforma prbajtëaore në të gjitha fushat”.
Ndërsa Abdullah Hoti si parashtrues i interpelancës shprehi shqetësim që Qeveria nuk mori pjesë në seancë për të diskutuar për këtë çështje, dhe po ashtu tha se nuk duhet të bëhet interpretim i përqindjeve se çka sa janë realizuar por të identifikohen reformat dhe projektligjet kyçe që duhet të kalojnë në Kuvend.
Ai tha se ministrja shfaqi tendencë për të hedhur përgjegjësinë mbi opozitën se po ngecin projektligjet për t’u miratuar që, sipas tij, opozita asnjëherë nuk bëri një gjë të tillë.
“Ministrja në fund shfaqi tendencë të hedh përgjegjësinë tek opozita, sigurisht ne jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë si parti opozitare për të çuar përpara çështje të rëndësisë nacionale, nuk është asnjë ligj që lidhet me MSA-në me procesin e integrimit evropian që është bllokuar nga opozita, nuk ka ndodhë kjo”.
“Rezoluta e dalë ku është harmonizuar edhe me GP:
Pasi që nuk ka kourum për t’u votuar, nënkryetari Haliti kërkoi që në 17:30 të vijnë deputetët të votojnë raportet dhe projektligjet e shqyrtuara.