Hoxha pjesë e takimit ministror të procesit të Brdos

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 14:15 | Nga

Zëvendësministri i MPB-së, Valdet Hoxha, mori pjesë në takimin ministror të procesit të Brdos në Slloveni, gjatë të cilit u diskutua çështja e sigurisë së brendshme në vendet e Evropës juglindore, posaçërisht ajo e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke vënë fokusin në forcimin e mekanizmave ekzistues të sigurisë përmes bashkëpunimit të ndërsjellë.

Zëvendësministri Hoxha, në fjalën e tij theksoi se Republika e Kosovës, konceptin e sigurisë, nuk e sheh të ndarë nga bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë dhe në këtë kontekst, shpalosi të arriturat e Kosovës, në luftimin e terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar, duke i dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me vendet fqinje dhe më gjerë.

Gjatë fjalës se tij zëvendësministri Hoxha, para ministrave të brendshëm pjesëmarrës në takim, kërkoi që të japin votën pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL, duke demonstruar kështu vullnetin e vendeve për njëbashkëpunim të sinqertë në frontin e përbashkët kundër dukurive antiligjore

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme