Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, ka thënë se rasti i Astrit Deharit është një rast i mbyllur.
Hoxha, në një prononcim për Zëri.info, ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit ka dal me një deklaratë dhe komentet e avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi nuk ka dashur t’i komentojë.
“Unë nuk konsiderojë asgjë nga ajo çfarë u tha sot. Ne kemi dal me deklaratë të ekspertëve hetues. Nëse dal prapë me deklaratë do e kupton”, ka thënë shkurt Hoxha.
Sot gjatë ditës avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka prezantuar raportin e ekspertëve mjekësorë të angazhuar nga familja ku ka komentuar se Astrit Dehari nuk është vetëvrarë ashtu siç kishte konkluduar prokuroria, por është vrarë.