Hoxha: Rekomandimi pozitiv shumë shpejt, liberalizimi në fund të vitit

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 11:42 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij viti.

Hoxha theksoi se kanë marrë garanci nga Komiteti për të Drejtat dhe Liritë Civile dhe Punë të brendshme në Parlamentin Evropian (LIBE) se të gjithë anëtarët e saj do të votojnë pro liberalizimit të vizave për kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE), po që edhe pas liberalizimit do të vazhdojë luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Kam pasur takime edhe me eurodeputetë. Hapi i parë është rekomandimi i komisionit dhe miratimi në komitetin LIBE. I njoftova se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë proces. Sigurova eurodeputetët se Kosova do të vazhdojë me luftën kundër krimit e korrupsionit edhe pas liberalizimit. Do të vazhdojmë me reforma”.

“Kam kërkuar nga ta përkrahje sepse qytetarët meritojnë lëvizjen pa viza. Kemi siguruar se të gjithë anëtarët e komitetit LIBE do të votojë për. Ka pasur deputete nga vendet mosnjohëse që e përkrahin liberalizimin”.

Hoxha tha se BE-ja është e interesuar që procesi të përfundojë pa vonesa dhe, sipas saj, rekomandimi pozitiv do të bëhet publik para pushimeve të verës, raporton EO.

“Rekomandimi do të publikohet në ditët e fundit të qershorit apo në fillim të korrikut për shkak të samitit që ka filluar sot. Rekomandimi do të jetë pozitiv”.

“Qëllimi është të bëjmë sa më shumë, sepse fazat tjera janë në duart e Bashkimit Evropian (BE)”, tha Hoxha.

“Është një afat më 11 korrik dhe jemi duke lobuar që rekomandimi që jepet para pushimeve të verës dhe të merret vendimi nga komiteti LIBE. Jemi optimistë se gjithë ky proces mund të ndodhë të përfundojë në fund të këtij viti”.

Hoxha tha se në Bruksel e ka njoftuar sekretarin e shtetit të Belgjikës që ka rënë numri dukshëm numri i azilkërkuesve nga Kosova dhe se kosovarët nuk do ta keqpërdorin liberalizimin e vizave.

Ajo ka deklaruar se është përshpejtuar zbatimi i Agjendës së Reformave Evropiane (ERA) dhe se nëse vazhdohet me këtë tempo, deri në shtator, para vizitës së komisionerit Johanes Hahn këto reforma do të zbatohen në tërësi.

“Është përshpejtuar zbatimi i ERA-s, nëse vazhdojmë me këtë tempo deri në shtator mund te zbatojmë në plotin ERA-n, sepse atëherë është vizita e Komisionerit Hahn”.

Ndërsa për zbatimin e MSA-së dhe publikimin e emrave të institucioneve që nuk kanë zbatuar obligimet lidhur me të, Hoxha ka theksuar se i kanë njoftuar institucionet për obligimet e tyre

“Ju kemi dërguar letra institucioneve me gjerat që duhet t’i kryejnë…”.

Të ngjashme