Deklarata e Ushtruesës së Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani rreth çertifikimit të listave, ka krijuar reagime të ndryshme nga përfaqësues të partive politike.
Ashpër ka reaguar kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha.
Ai, në emisionin Prime Time të Kanal 10, ka thënë se Osmani, ka bërë shkelje të rëndë për të cilën do të duhej të reagonin të gjithë.
“Realisht, një deklarim skandaloz dhe më së paku të bëhet nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes.
Një presidente thotë se nëse ti e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të shkarkoj zonjën Daka, a ka diçka më skandaloze”, thot ai.
Megjithatë, ai thotë se Vjosa, po zbaton politikat e Albin Kurtit, nuk është më Vjosa, sepse ajo si juriste nuk do ta bënte një gabim të tillë.
“Po të ishte një deklaratë nga Partia Demokratike e Kosovës, sidomos Vetvendosje, do të organizonte protesta do të thonin se i kanë kapur institucionet gjyqësore, e kanë kapur shtetin. Megjithatë, unë besoj se nuk është ky veprim i Vjosa Osmanit
Fatkeqësisht, ajo më nuk është Vjosa, sepse ajo si juriste nuk do ta bënte një veprim të tillë. Vjosa Osmani, është në listën e Vetvendosjes dhe ajo zbaton vendimet dhe politikat e Albin Kurtit”, përfundon ai.