Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Prokuroria priti deri tani, disa ditë para takimit që kanë krerër në Washington për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të ngritur aktakuzë.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se shpallja e këtyre pretendimeve për aktakuzë ndaj Thacit dhe Veselit është një goditje e rëndë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Ai, ka thënë se gjithashtu, është një goditje ndaj paqes në Ballkan.
Hoxhaj, është shprehur se është i bindur se presidenti Thaci dhe kryerari Veseli janë të pajashëm dhe pretendimet e tilla, janë të pavërteta.
Ai ka thënë se askush nuk mund ta kthejë orën prapa të Kosovës së lirë dhe të pavarur dhe askush nuk mund ta shkruajë historinë tonë.
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) ngriti pretendimet për aktakuzë…” dhe priti deri sot, tri ditë para takimit në Washington!
Shpallja e këtyre pretendimeve për aktakuzë sot është një goditje e rëndë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës! Është një goditje ndaj paqes në Ballkan!
Jam i bindur se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli janë të pafajshëm dhe pretendime të tilla, janë të pavërteta!! Besoj fuqishëm në pastertinë e luftës së tyre dhe luftës së çlirimtarëve të tjerë të UÇK-së!
Askush nuk mund ta kthehej prapa orën e Kosovë së lirë dhe të pavarur! Askush nuk mund ta shkruaj historinë tonë!