Hoxhaj: Asnjë njohje e anëtarësim që dy vjet

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë për politikën e jashtme, duke thënë që Kosova ka bërë dy vjet pa asnjë njohje e asnjë anëtarësim. 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka thënë se kjo është politika e jashtme e rënies së lirë, duke kritikuar se Kosova ka bërë 2 vjet pa asnjë anëtarësim dhe njohje. 

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë!”, ka shkruar Hoxhaj. 

Këtë reagim Hoxhaj e bëri pasi dje janë bërë dy vite nga marrëveshja e Washingtonit kur edhe Kosova ka marrë njohjen e fundit nga Izraeli.

Të ngjashme