Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
Ai ka thënë se Bajram Rexhepi i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. “E rëndë të shkruash fjalë lamtumire për një mik dhe bashkëpunëtor të çmuar si Bajram Rexhepi.
Një njeri që i dha shumë Kosovës në paqe dhe në luftë. Një politikan që punoi për ngritjen e shtetit të ri. Mbi të gjitha një koleg në PDK i cili vështirë të zëvendësohet. Lamtumirë Bajram!”, ka shkruar Hoxhaj.