Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe zëvendëskryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në vitin 2019 nuk ka as zgjedhje të parakohshme e as rrëzim të Qeverisë Haradinaj.
Hoxhaj ka thënë se viti 2019 do të jetë viti marrëveshjes së paqes me Serbinë si dhe angazhimi i madh nga ana e Qeverisë aktuale për zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Deklaratat nga nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri po i sheh si qëllim-keqe dhe që synojnë ta dëmtojnë mbarëvajtjen e punës së koalicionit qeverisës.
“Këtë vit ka vetëm përmbyllje të shtetndërtimit dhe marrëveshje paqeje me Serbinë, punë dhe angazhim për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe ecje përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës. Ky është qëndrimi i vetëm i PDK-së dhe çdo deklaratë tjetër është qëllim-keqe dhe synon ta dëmtojë mbarëvajtjen e punës së qeverisë dhe proceseve të rëndësishme për vendin”, shkruan Hoxhaj në Facebook.