Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, u ka bërë bëri thirrje deputetëve të VV-së që ta votojnë demarkacionin, raporton Ekonomia Online.
Nëse këta të fundit nuk votojnë pro ujdisë me Malin e Zi, Hoxhaj në vazhdimin e seancës, tha se kërkohet votimi i marrëveshjes nga Lista Serbe.
“Njëra prej temave që mund ti jepet përfundim mund të jetë brenda 24 orëve, 48 orëve ose brenda një jave ka të bëjë me shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ajo që ka karakterizuar Kuvendin me Qeverinë në këto tri vitet e fundit ka qenë fakti që partitë opozitare kanë ndjek politike opozitare dhe për tema nacionale”.
“…ftoj kolegët nga VV ta votojnë, nëse nuk janë të gatshëm të votojnë do kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe. Nëse lista serb voton pro për këtë marrëveshje për PDK është në rregull”.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/hoxhaj-edhe-lista-serbe-ta-votoje-demarkacionin-seanca-kete-jave/