Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, së bashku me kandidatin për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, vizituan Sheshin e Dëshmorëve në këtë qytet dhe biseduan e dëgjuan brengat e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Nga aty vazhduan dhe bënë homazhe te pllaka e Zahir Pajazitit e Hakif Zejnullahut.
Sot është hapur fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës që do të mbahen të dielën.