Kryetari në detyrë i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, së bashku me nënkryetarin e PDK-së dhe kandidatin për deputet, Bedri Hamza kanë prezantuar sot programin e Partisë Demokratike të Kosovës për Rimëkëmbje ekonomike.
Hoxhaj ka thënë se ekonomia është shtylla e parë e programit të PDK-së për qeverisje dhe programi i Rimëkëmbjes, i cili vjen në periudhën kur tërë bota është goditur nga pandemia nuk është listë e dëshirave, por program i zotimeve që vijnë si rezultat i punës së përgjegjshme, të matshme dhe koordinuar të ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të qytetarëve nga shoqatat e bizneseve, tregtisë dhe të punëtorëve.
“Plani ynë i ka dy pjesë. E para, të lehtësojë dhimbjen e qytetarëve të rënduar nga kriza, dhimbje që është rënduar me menaxhimin e keq të pasojave të krizës nga dy qeveritë e vitit të kaluar.
Së dyti, ne ofrojmë një pako stimuluese për të ringjallur Ekonominë tonë, e cila do të ketë efekt të menjëhershëm por është edhe projekt afatgjatë. Ne në Kosovë duhet ta kuptojmë, lidershipi i përgjegjshëm duhet të ketë plan drejt një horizonti që zgjat një dekadë. Kjo është çka programi ynë synon. Kështu arrihet Rimëkëmbja.”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa, Hamza duke prezantuar pikat konkrete të planprogramit për Rimëkëmbje ekonomike ka theksuar se nën qeverisjen e PDK-së vendi do të ketë rritje ekonomike 5 % – 7 %, ku përmes masave konkrete do të mbështeten sektori privat, përfituesit e ndihmave sociale dhe pensionistët, si dhe të punësuarit në sektorin privat dhe publik. Ndër tjerash me këtë plan parashihet fond mbi 1 miliardë euro për ekonominë në krizë, ngritje të pagës minimale deri në 300 euro dhe rritje pensionesh deri në 40%.
Falimet e plota të Hoxhajt dhe Hamzës:
Enver Hoxhaj:
Sot, duke qenë të vendosur në përkushtimin tonë, ne po e prezantojmë para qytetarëve shtyllën e parë të Programit tonë për qeverisje.
Ky program do ta Rimëkëmbë ekonominë tonë.
Ky program do ta Rimëkëmbë shoqërinë tonë.
Bedri Hamza, i cili me pajtimin e qytetarëve do të jetë Ministër i Financave në Qeverinë e PDK-së, do t’i shpjegojë masat të cilat ndaj të cilave ne zotohemi.
Kjo nuk është listë e dëshirave.
Ky është një Program i zotimeve.
Këto nuk janë thjeshtë premtime parazgjedhore. Por është rezultat i punës së përgjegjshme, të matshme dhe koordinuar.
Shumë ekspertë janë angazhuar në krijimin e këtij plani.
Përfaqësuesit e qytetarëve nga shoqatat e bizneseve, tregtisë dhe të punëtorëve kanë marrë pjesë gjithashtu në përgatitjen e tij.
Ne i falenderojmë të gjithë.
Dhe tregojmë përkushtimin tonë për të zbatuar atë që po e prezantojmë sot para jush.
Programi jonë për Rimëkëmbje vjen në një kohë kur e tërë bota është goditur nga Pandemia Covid. Sa do të jenë pasojat ekonomike dhe shoqërore nuk është lehtë të llogariten?
Sidoqoftë, janë shumë të mëdha.
Prandaj e tërë bota po flet për Rimëkëmbje. Krejt ajo çka bota po pret është Rimëkëmbje.
E edhe më shumë e kërkojmë ne, qytetarët e Kosovës.
Neve na duhet një plan koherent i cili i lehtëson dëmet dhe pengesat në jetën e tyre.
Një program që do të ringjallë Ekonominë tonë në rënie.
Një program që do ta përgatisë shoqrinë tonë për periudhën pas-Covid.
Një program që do të na udhëheq në prosperitet.
Kjo është ajo çka ne nënkuptojmë më Rimëkembje në Kosovë.
Programi jonë do të hap rrugën për dekadat e ardhshme. Plani jonë është plan i dekadës. Por, masat të cilat Bedriu do i prezantojë sot duhet të hyjnë në fuqi menjëherë.
Plani ynë i ka dy pjesë:
E para, të lehtësojë dhimbjen e qytetarëve të rënduar nga kriza. Dhimbje që është rënduar me menaxhimin e keq të pasojave të krizës nga dy qeveritë e vitit të kaluar.
Së dyti, ne ofrojmë një pako stimuluese për të ringjallur ekonominë tonë. Kjo gjithashtu do të ketë efekt të menjëhershëm, por është edhe projekt afatgjatë.
Ne në Kosovë duhet ta kuptojmë, lidershipi i përgjegjshëm duhet të ketë plan drejt një horizonti që zgjat një dekadë.
Kjo është çka programi ynë synon.
Kështu arrihet Rimëkëmbja.
Me programin tonë ne po synojmë balancin e duhur ndërmjet kujdesit fiskal dhe zgjerimit për rritje.
Me Programin tonë do ta rrisim efiçiencën duke promovuar barazinë.
Rimëkëmbja është për të gjithë.
Askush nuk do të lihet prapa.
Me Programin tonë ne përgatisim vetën për sfidat e së ardhmes.
Qytetarët e Kosovës duhet të jenë kampionët e periudhës pas Covid. Edhe më të rinjtë innovator e digjitalë. Më të informuarit. Më të përgatiturit. Dhe Kosova do të jetë kampion. Gjenerata e re e Kosoves do të jetë kampion.
Programi i PDK-së vendos ngritjen e kapitalit njerëzor prioritet numër 1 për Kosovë përgjatë kësaj dekade.
Kështu do arrijmë Rimëkëmbje të qëndrueshme.
Duke ngritur aftësitë kolektive. Duke investuar në gjeneratën tonë të re.
Unë e kam sfiduar kundështarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veproj njejtë. Të prezantojë dhe debatojë për Programin e tij me ne.
Natyrisht, ai kundërshtoi. Ai po fshihet. Ai po e shmang krahasimin.
Ai nuk e humb asnjë rast për t’i injoruar qytetarët e Kosovës.
Ai nuk ka respekt për demokracinë tonë. As respekt për procesin elektoral.
Vetëm liderët autoritar refuzojnë debatet.
Vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre.
Vetëm liderët autoritar i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se ato të ndodhin.
Albin Kurti na tha që nuk dëshrion të debatoj me neve sepse i ka fituar zgjedhjet! Por, më lejoni t’i them atij një gjë: në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve, jo prej politikanëve.
Detyra jonë si politikanë është të prezantojmë programin tonë para qytetarëve. Jo të flasim për rezultate të zgjedhjeve.
Detyrë e jona është t’u tregojmë qytetarëve qëllimet tona. Detyrë e jona është përkushtimi ndaj qytetarëve. Me propozime konkrete. Me oferta serioze.
Kjo është çka bën PDK-ja sot. Kjo është ajo që PDK-ja do të bëjë gjatë gjithë periudhës para zgjedhjeve. Dhe pastaj, do të jetë momenti i qytetarëve. Momenti i tyre. Vendimi i të cilëve duhet të respekohet nga të gjithë. Kështu funksionon demokracia.
I bëj thirrje Albin Kurtit që të rishikoj qasjen pa respekt ndaj proceseve demokratike.
I bëj thirrje Albin Kurtit të largojë retorikën e tij populliste.
Mjaft me popullizëm të papërgjegjshëm.
Mjaft më me premtime të zbrazëta.
Zoti Albin Kurti, mos i ik realitetit. Mos i ik dialogut. Mos i ik debatit.
Për hirë të procesit tonë demokratik. Për hirë të popullit.
Populli ka nevojë për Rimëkëmbje, Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje.
Dhe Rimëkëmbja do të vijë me veprime konkrete dhe me përkushtim ndaj popullit.
PDK-ja eshte krenare me Programin e saj. Ne e bëjmë publik. Jemi të gatshëm ta mbrojmë. Sepse e dijmë që ky është Programi i Rimëkëmbjes për Kosovën.
Bedri, fjala është për ty.
Bedri Hamza:
Programi jonë i Rimëkëmbjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, do të arrijë nje rritje të qëndrueshme ekonomike e cila do të shkoj prej 5 % deri 7 %, duke u dhënë prioritet investimeve për shëndetësi, arsim dhe kërkime shkencore, infrastukturë të re, rend dhe ligj duke përfshirë edhe prioritet tjera, që do të sjellin zhvillim ekonomike jo vetëm për vitet 2021 – 2025, por edhe për dekadat e ardhshme.
Në Programin tonë të Rimëkëmbjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik kemi masa konkrete për ta mbështetur:
Sektorin privat do ta mbështesim me këto masa:
Do të përkujdesemi ndaj shtresës sociale dhe pensionerëve me këto masa:
i). Pensionistet e moshës ……… 40 %,
ii). Pensionistet kontributdhënëse 30 %,
iii). Pensionit veteran te luftes …..30%, dhe
iv). Të gjithë pensionet tjera ne shumën e 30%.
Do të marrim këto masa për t’i mbështetur të punësuarit në sektorin privat dhe publik:
a) Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro.
b) Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veqantë ligji i punes i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të punësuareve dhe punëdhënseve.
c) Do të rritet numri i Inspektorëve të Punës, i cili numër do të jetë i mjaftushëm për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës dhe mbrotjen e të drejtave të punësuarëve.
d) Me qëllim të rritjes së pagave në sektorin privat, dhe të ardhurave të disponueshme të punësuareve për një standard më të lartë të qytetarëve tanë, do të angazhohemi që për kompanitë të cilat rritin pagat për të punësuarit e tyre në mbi 500 euro në muaj, Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatës të jetë nga 10 % sa është aktualisht, në 5 % në qeverinë tonë.
e) Do të rriten pagat ekzistuese në mesatare prej 30 % për të gjithë zyrtarët në sektorin publik, përmes rregullimit të ligjit për paga. Do të rregullohen kualifikimet adekuate të pozitës së punës sipas përvojës dhe kualifikimeve profesionale.