Hoxhaj e ngritë në këmbë Malishevën me UÇK-në, Thaçin dhe Veselin

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një fjalim që ka mbajtur mbrëmë në Malishevë ka ngritur në këmbë të pranishmit.

“Nuk ka organizatë dhe ushtri më të sukesshme sesa Ushtria Çlirimtare e Kosovës që e ka çliruar këtë vend. Jo vetëm që ka çliruar këtë vend, por i ka dhënë fund edhe pushtimit serb, edhe pushtetit jugosllav edhe çdo pushtimi”, ka thënë Hoxhaj në Malishevë.

Lexo Edhe:
Ish-këshilltarja e Trump rrezikon burgun, ka shpërndarë foton e ndaluar të së bijës
Ai ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Hoxhaj ka theksuar se PDK-ja është e vetmja parti politike në Kosovë që është projekt kombëtar.

“Prandaj liderët tanë, të cilët na mungojnë me të cilën çdo herë kam ardh në Malishevë dhe çdo herë jam kanë ose në krah të majtë ose në krah të djathtë të Hashim Thaçit apo Kadri Veselit. Janë ata që i kanë prij këtij projekti kombëtar, janë ata të cilët në mënyrëtë padrejtë sot qëndrojnë në gjykatë. Janë ata që do të kthehen fitimtarë dhe faqebardh. Janë ata që do të dëhsmojnë që lufta e jonë ka qenë e drejt”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj në Malishevë ka thumbuar edhe partinë që prinë me vota në këtë komunë, “Nisman”, duke iu bërë thirrje eletoratit në Malishevë që mos ta çojnë poshtë votën për një parti që nuk e kalon pragun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme