Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të panevojshme vizitën e dy krye negociatorëve Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt në Bruksel.
Në një lidhje direkte për T7, Hoxhaj ka deklaruar se nuk kishte informacione më herët për këtë takim, ndërkaq, vlerësoi se takimet janë të panevojshme për derisa nuk ka qëndrime unike në Kosovë.
“Nuk kam pasur informacione paraprakisht, këto vizita janë të panevojshme përderisa nuk jemi unik për disa tema”, deklaroi Hoxhaj.
Tutje, sipas tij nuk është dinjitoze që liderët kosovarë të takohen me përfaqësues të BE-së.
“Nuk është dinjitoze të takohemi më këshilltar të zonjës Mogherini dhe duhet që gjatë këtyre ditëve të shohim dhe të japim drejtim se ka po ec procesi i dialogut”, deklaroi Hoxhaj.
Ndërkaq, bashkë kryesuesi i ekipit negociator, Famir Limaj tha se i kanë dorëzuar përfaqësuesve të BE-së, platformën për dialogun, me që rast kanë marrë edhe një herë vërejtje nga ta për taksën.