Hoxhaj flet për bisedimet e PAN-it me AKR-në dhe partitë e tjera

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 19:41 | Nga

Kohën e fundit nëpër media kosovarë është folur se Aleanca Kosova e Re, e cila është në koalicion në Lidhjen Demokratike të Kosovës është duke zhvilluar bisedime që të kalojë në koalicionin PDK-AAK-Nisma.

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka thënë lajmi.net, se Veseli dhe Haradinaj janë mandatar nga PDK që të flasin me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe AKR-në.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka mandatuar edhe zotëri Veselin edhe zotërinë Haradinaj si mandatar për kryeministër, të flasin me të gjitha subjektet politike dhe mandej është detyrë e tyre që realisht të bisedojnë me çdo subjekt politik duke përfshirë edhe AKR-në”, tha Hoxhaj.

Ndërsa për bisedimet që po zhvillohen, Hoxhaj ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë, por që pritet të ketë një qëndrim nga të mandatuarit.

“Për gjendjen e bisedimeve nuk mund të them asgjë sepse qëndrimi jonë është që zotëri Vesli dhe Haradinaj duhet të dalin më një qëndrim”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme