Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e profesor Shyqri Nimanit, personit që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjurmët artistike të mëdha që la Shyqri Nimani, do të mbesin të pavdekshme në kujtesën tonë.
“Një kujtim që do ta ruaj gjithmonë është kur, në orët e para, para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, kujtoj Prof. Shyqri Nimanin, duke e shkuar rreth për rresht Deklaratën e Pavarësisë në zyrën e Kryeministrit Hashim Thaçi! Sot, ai paska vdekur, por gjurmët e tij të mëdha artistike, do të mbesin të pavdekshme në kujtesën tonë! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkurar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë një fotografi ku shihen Shyqri Nimani dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke punuar në zyrë, në shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.