Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës në Greqi. ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë.
Ministri Hoxhaj ka thënë se Kosova njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një miqësi të re politike mes dy vendeve në rajon.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Ai ka theksuar rolin e përfaqësuesve diplomatikë që shërbejnë në Kosovë, si dhe ushtarëve grekë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe misioneve të tjera të rëndësishme për shtetndërtimin e Kosovës.
Përvec marrëdhënieve me Greqinë, në këtë intervistë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë, si dhe zhvillimet rajonale.
Kathimerini është gazetë ditore e cila publikohet në Athinë, ndërsa edicioni i saj në gjuhën angleze shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si bashkëngjitje e gazetës New York Times.
Intervista është realizuar gjatë vizitës së Hoxhajt në Greqi javën që shkoi.