Kosova shumë shpejt do të bëhet edhe me tri ambasada të reja, por që për herë të parë edhe në kontinentin e Afrikës, saktësisht në Senegal, një shtet shumë i fuqishëm i cili e ka njohur shumë herët Kosovën, transmeton Koha.net. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai nëpërmjet […]
Hoxhaj: Hapim tri ambasada të reja, për herë të parë në Afrikë

Kosova shumë shpejt do të bëhet edhe me tri ambasada të reja, por që për herë të parë edhe në kontinentin e Afrikës, saktësisht në Senegal, një shtet shumë i fuqishëm i cili e ka njohur shumë herët Kosovën, transmeton Koha.net.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook ka bërë të dikur se Tajlanda, e cila konsiderohet si Italia e Azisë për nga fuqia dhe madhësia, do të jetë vendi i dytë që Kosova hap ambasadën ku në fokus ka të mbuloj disa shtete fqinje që ende nuk e kanë njohur Kosovën sikurse Malajzia.
Po ashtu, Kosova do të bëhet edhe me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend shumë me ndikim në Lindjen e Mesme dhe përkrahës i parezervë i Kosovës.











