Hoxhaj: Institucionet të koordinohen, Raporti për Kosovën të jetë progresiv

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 13:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kërkuara nga kabineti qeveritar që të punojnë deri në kohën e publikimit të Raportit të Kosovës në mënyrë që ky raport të jetë  në favor të Kosovës.

Ai rikujtoj rastet kur Kosova në këtë raport është penalizuar për shkak të disa çështjeve teknike si vendndodhja e zyrës së Avokatit të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar më shumë punë deri te publikimi i raportit.

“Do të kisha kërkuar nga të gjitha ministritë të kemi një koordinim që të mund të reflektojmë edhe disa zhvillime që mund të bëhen shpejt që t’i fusim në raport që raporti për vendin të konsistojë me sa më shumë progres”.

Të ngjashme