Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën.
Hoxhaj, ish-kryediplomat, tha se Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën.
“Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame, nën udhëheqjen e Rexhep Bojës e kuptoi drejt frymën e kohës, duke i dhënë kohës dhe hapësirës kuptim dhe qëllim, ku liria dhe pavarësia politike ishin kushte edhe për lirinë fetare të qytetarëve! Kjo u bë nga një figur karizmatike si Myftiu i Kosovës, i cili poashtu, si një rast i rrallë, u bë edhe diplomat.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje tha se Bojaj, duke e njohur gjuhën arabe dhe mënyrën e të menduarit në Lindjen e Mesme, ai u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islam!
“Duke e njohur dhe vlerësuar kontributin e tij për shumë dekada, emri i tij është në themelet e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë!”, shkroi Hoxhaj.