Hoxhaj kritika në drejtim të Kurtit për vaksinat: Ai nuk është në tokë të bukës

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

UD. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka hedhur kritika në drejtim të Kryeministrit Kurti.

Hoxhaj theksoi se Kurti pavarsisht një kohe të madhe që ka qëndru në opozitë dhe disa muaj në pushtet, këto tre javë po shihet se nuk po merret me gjëra konkrete.

Ai theksoi se i njëjti duhej të merrej urgjent me sigurimin e vaksinave dhe jo të shkonte për fushatë në Shqipëri.

“Do të bëjmë një opozitë që do ta ketë rolin vëzhgues dhe monitorues. Zoti Kurti në këto tre javët e fundit është duke dështuar thellë. Kam pritë që kur ta merr detyrën e Kryeministri të merret me detyra konkrete. Kam prit që kur ta merr detyrën të shkonte në Stamboll, Bruksel dhe Emirate të siguronte vaksina, por e kemi pa atë në Shqipëri, në Lezhë dhe Gjirokastër. Ky vend ka nevojë për një opozitë që t’ia hapë sytë zotit Kurti sepse ai nuk është në tokë të bukës, siç thotë populli” tha Hoxhaj në T7

Të ngjashme